Në periudhën mes dy leximeve, komisioni parlamentar për buxhet formoi grupin punues për këtë projektligj. Grupi Punues dhe deputetë të tjerë, duke devijuar nga esenca e ligjit dhe në kundërshtim me standardet e mira ndërkombëtare, kishin propozuar amandamente të cilat favorizonin mostransparencë, rrisnin tavanin e kontributeve dhe mundësinë e kontributeve në ‘cash’, cenonin pavarësinë e Zyrës dhe ulnin gjobat për subjektet politike.