Që nga viti 2001 e angazhuar në aktivitetet e shoqërisë civile në Kosovë. Fillimisht me punë vullnetare në organizatën Save the Children duke realizuar aktiviteteve të shumta në promovimin e të drejtave të fëmijëve. Mbështetja specifike e fëmijëve të abuzuar dhe lënë pas dore në periudhën e post konfliktit në Kosovë ishin shkaqet që më nxitën dhe motivuan për angazhim në punë vullnetare, për të ndikuar në të mirën e fëmijëve në Kosovë. Pos angazhimit në Save the Children në baza vullnetare, kam vazhduar t’i përkushtohem edhe më tej angazhimit civil në Kosovë, duke u angazhuar në organizata të ndryshme rinore, me profile të ndryshme si: asistencë, bamirësi, solidaritet dhe pjesëmarrje të qytetarëve. Vazhdoj të jem pjesë e angazhimit në shoqërinë civile, që nga viti 2008 e angazhuar si staf i rregullt në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI) në pozitën asistente për administratë dhe financa.
Kontakti:[email protected]