Eriola Muhaxhiri është juriste me përvojë në këshillim ligjor, analizë legjislative dhe avokim institucional. Ajo ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Drejtën Civile në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.
Karrierën e nisi në vitin 2019 si praktikante në Ministrinë e Drejtësisë, në projektin e BE-së për hartimin e Kodit Civil, ndërsa në vitin 2020 përfundoi praktikën profesionale në Gjykatën Themelore në Gjakovë. Nga viti 2021 deri në vitin 2025 punoi në Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare, ku shërbeu si Udhëheqëse e Departamentit për Avokim dhe Marrëdhënie me Qeverinë. Që nga viti 2025 ka punuar edhe si Bashkëpunëtore Ligjore në një zyrë avokatie.
Në KDI, Eriola ofron ndihmë juridike për qytetarët përmes Qendrës për Ndihmë Juridike Falas dhe monitoron mbledhjet e Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës.