Nomad i zgjedhjeve

09.12.2022

Zgjedhjet e lira dhe të drejta përbëjnë një ndër vlerat thelbësore të demokracisë sepse përmes tyre qytetarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe bëhen pjesëmarrës në formësimin e politikave lokale e qendrore. Zgjedhjet mbeten tregues kryesor i shëndetit demokratik të një vendi.

Angazhimi qytetar në zgjedhje kontribuon në sigurimin e integritetit të zgjedhjeve si dhe inkurajon gjithpërfshirje e pjesëmarrje të shtuar të qytetarëve në zgjedhje.

KDI si udhëheqëse e koalicionit të OJQ-ve “Demokracia në Veprim” përmes këtij programi synon të ndërtojë kapacitete të reja për vëzhgimin objektiv dhe të paanshëm të proceseve zgjedhore. Duke ndjekur modulet e këtij programi, ju do të mësoni për rëndësinë e zgjedhjeve, sistemin dhe  kornizën ligjore të zgjedhjeve. Për më tepër, do të aftësoheni për të vëzhguar fushatat zgjedhore, ditën e zgjedhjeve, procesin paszgjedhor dhe zhvillimin e kampanjave vetëdijësuese e edukuese.

 

Modulet e Trajnimeve (20 orë)

 

  • Sistemi zgjedhor i Kosovës: Si përkthehet vullneti qytetar?
  • Trupat Menaxhuese Zgjedhore: Kush çfarë bën?
  • Vëzhgimi i Fushatës Zgjedhore (Vëzhguesit Afatgjatë)
  • Vëzhgimi i Ditës së Zgjedhjeve (Vëzhguesit Afatshkurtër)
  • Vëzhgimi i periudhës pazgjedhore (QNR )
  • Monitorimi i Mediave Tradicionale dhe Rrjeteve Sociale