Pozita: Këshilltar Ligjor
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) është OJQ vendore e angazhuar të mbështesë demokracinë pjesëmarrëse dhe luftën kundër-korrupsion përmes promovimit të transparencës, llogaridhënies dhe integritetit në të gjitha nivelet dhe sektorët e shoqërisë. KDI kërkon të punësojë një Këshilltar Ligjor me orar të plotë, kontratë dyvjeçare për të ofruar ndihmë juridike për qytetarët në kuadër të projektit Qendra për Avokim dhe Këshilla Ligjore (ALAC). Nëpërmjet kësaj qendre, viktimat, denoncuesit dhe dëshmitarët e korrupsionit në Kosovë, do të mund të përfitojnë ndihmë juridike falas.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
T’u ofrojë klientëve të ALAC-ut ndihmë juridike në pajtim me praktikat ligjore dhe mandatin e Qendrës
T’i përcjellë në mënyrë proaktive rastet e klientëve dhe të komunikojë rregullisht me autoritetet/institucionet përkatëse dhe klientët
Të sigurojë menaxhimin konsistent dhe konfidencën e të dhënave të rasteve të Qendrës
Të analizojë në mënyrë sistematike natyrën e rasteve të raportuara dhe të identikojë fushat ku ka nevojë për përmirësime të politikave, legjislacionit e praktikave
Të hartojë dhe t’u përmbahet protokolleve të shkruara për ofrimin e ndihmës ligjore
Të përmbushë detyrat tjera të caktuara nga menaxhmenti i organizatës
Përvoja dhe kualifikimet e kërkuara:
Të ketë të kryer provimin e jurisprudencës, të pranuar sipas Ligjit të aplikueshëm në Kosovë,(licencë e avokatit e preferuar)
Së paku 3 vjet përvojë pune në pozita të ngjashme
Njohës i mirë i legjislacionit kundër-korrupsion
Aftësi të mira përfaqësimi dhe në paraqitje publike
Komunikim të shkëlqyer në gjuhën shqipe dhe angleze
Aftësi të shkëlqyeshme hulumtimi dhe shkrimi
Gatishmëria për të punuar në mënyrë fleksibile, të pavarur dhe me mbikëqyrje minimale
Njohuri të avancuara në përdorimin e programeve të Microsoft Office
Afati për dorëzimin e aplikacionit është dhjetë (10) ditë nga publikimi i konkursit, nga data 06.07.2022 deri me datën 16.07.2022.
Ju lutem dorëzoni CV-në tuaj dhe një letër motivuese në e-mail adresën:
Vërejtje: Vetëm kandidatët të cilët plotësojnë kriteret e kërkuara në konkurs do të përzgjidhen në listën e ngushtë dhe do të kontaktohen për intervistë.