Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) është OJQ vendore e angazhuar të mbështesë demokracinë pjesëmarrëse dhe luftën kundër-korrupsion përmes promovimit të transparencës, llogaridhënies dhe integritetit në të gjitha nivelet dhe sektorët e shoqërisë.
KDI kërkon të punësojë një Këshilltar Ligjor me orar të plotë, kontratë dyvjeçare për të ofruar ndihmë juridike për qytetarët në kuadër të projektit Qendra për Avokim dhe Këshilla Ligjore (ALAC). Nëpërmjet kësaj qendre, viktimat, denoncuesit dhe dëshmitarët e korrupsionit në Kosovë, do të mund të përfitojnë ndihmë juridike falas.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- T’u ofrojë klientëve të ALAC-ut ndihmë juridike në pajtim me praktikat ligjore dhe mandatin e Qendrës
- T’i përcjellë në mënyrë proaktive rastet e klientëve dhe të komunikojë rregullisht me autoritetet/institucionet përkatëse dhe klientët
- Të sigurojë menaxhimin konsistent dhe konfidencën e të dhënave të rasteve të Qendrës
- Të analizojë në mënyrë sistematike natyrën e rasteve të raportuara dhe të identikojë fushat ku ka nevojë për përmirësime të politikave, legjislacionit e praktikave
- Të hartojë dhe t’u përmbahet protokolleve të shkruara për ofrimin e ndihmës ligjore
- Të përmbushë detyrat tjera të caktuara nga menaxhmenti i organizatës
Përvoja dhe kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë në shkencat juridike (provimi i jurisprudencës i preferuar)
- Së paku 3 vjet përvojë pune në pozita të ngjashme
- Njohës i mirë i legjislacionit kundër-korrupsion
- Aftësi të mira përfaqësimi dhe në paraqitje publike
- Komunikim të shkëlqyer në gjuhën shqipe dhe angleze
- Aftësi të shkëlqyeshme hulumtimi dhe shkrimi
- Gatishmëria për të punuar në mënyrë fleksibile, të pavarur dhe me mbikëqyrje minimale
- Njohuri të avancuara në përdorimin e programeve të Microsoft Office
Afati i fundit për aplikim është: 3 shtator 2021
Ju lutem dorëzoni CV-në tuaj dhe një letër motivuese në e-mail adresën [email protected].
Vërejtje: Vetëm kandidatët të cilët do të përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.