Instituti Demokratik i Kosovës shpallë konkurs për dy pozita të lira:
MENAXHER(E) PROJEKTI
ASISTENT(E) PROJEKTI
Këto dy pozita janë të hapura në kuadër të projektit regjional të financuar nga Komisioni Evropian, “Monitorimi i Integritetit në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi – shoqëria civile lufton korrupsionin me të dhëna të lidhura me integritin politik”.
Ky projekt do të zbatohet në bashkëpunim me 4 degët e Transparency International në regjion: Maqedoni e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Turqi. KDI ka rolin e organizatës udhëheqëse, ndërsa Sekretariati i Transparency International në Berlin do të ofrojë mbështetje teknike.
Paga vjetore bruto: Deri në 21,500 Euro (e negociueshme në bazë të përvojës)
Kontratë 3-vjeçare. Fillimi i kontratës 1 Mars 2023.
Kualifikimet
Përgjegjësitë/Detyrat
Paga vjetore bruto: Deri në 13,200 Euro (e negociueshme në bazë të përvojës)
Kontratë 3-vjeçare. Fillimi i kontratës 1 Mars 2023.
Kualifikimet
Përgjegjësitë/Detyrat
PROCEDURA E APLIKIMIT:
Aplikimi për punë bëhet vetëm në formë elektronike. Kandidatët duhet të dorëzojnë CV-në e tyre, Letrën e Motivimit dhe 1-2 shembuj të punës së tyre hulumtuese ose akademike (në gjuhën angleze) në adresën elektronike [email protected] deri më 10 Shkurt 2023. Në titull të emailit duhet të specifikohet pozita për të cilën po aplikoni.
KDI rezervon të drejtën të ftojë në intervistë vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara në konkurs. KDI do t’i jep mundësi të barabartë të gjithë aplikantëve, duke i vlerësuar ata në bazë të meritave, kualifikimeve dhe aftësive. Me këtë rast KDI do t’i shmanget çdo forme të diskriminimit në bazë të: gjinisë, etnisë, racës, orientimit seksual, aftëisë së kufizuar etj.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) është OJQ vendore e themeluar në vitin 2005 e cilat angazhohet për të mbështetur demokracinë pjesëmarrëse dhe luftën kundër-korrupsion përmes promovimit të transparencës, llogaridhënies dhe integritetit në të gjitha nivelet dhe sektorët e shoqërisë. KDI është degë e Transparency International për Kosovë.
Projekti “Monitorimi i Integritetit në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi – shoqëria civile lufton korrupsionin me të dhëna të lidhura me integritin politik” do të zbatohet nga KDI në bashkëpunim me 4 degët e Transparency International në regjion: Maqedoni e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Turqi. KDI ka rolin e organizatës udhëheqëse, ndërsa Sekretariati i Transparency International në Berlin do të ofrojë mbështetje teknike.
Raportet ndërkombëtare kredibile tregojnë se korrupsioni në shtetet e Ballkanit Perëndimor vazhdon të jetë shumë i përhapur ndërsa mosndëshkueshmëria për rastet e korrupsionit mjaft e lartë si rezultat i joefikasitet të organeve të drejtësisë. Ky projekt synon përmirësimin e kapaciteteve të institucioneve, shoqërisë civile dhe mediave për të zbuluar dhe shmangur risqet e korrupsionit politik duke përdorur të dhëna të hapura, duke rritur bashkëpunimin rajonal dhe shkëmbimin e përvojave në mes të akterëve relevantë. Do të zhvillohet një platformë digjitale rajonale “Integrity Watch” e cila do të mbështet përpjekjet kolektive për të zbuluar risqet e korrupsionit në sektorin publik dhe privat duke mbledhur, përpunuar dhe analizuar të dhënat publike (të hapura) mbi financimin politik (raportet financiare të subjekteve politike, donacionet për subjektet politike), deklarimin e pasurisë; prokurimet publike, ndikimin e papërshtatshëm të grupeve të interesit në procesin legjsilativ (regjistrat e votimit, ligjet, legjislacioni dytësor), regjistrin e bizneseve dhe të dhëna tjera relevante të cilat janë të qasshme në shtetet ku do të zhvillohet projekti.
Mbi bazën e krijimit dhe publikimit të këtyre “databazave” dhe flamujve/risqeve të korrupsionit në nivel kombëtar dhe rajonal, do të zhvillohen kampanja avokimi (kombëtare dhe rajonale) për të përmirësuar politikat dhe praktikat kundër-korrupsion, përmes krijimit të platformave ndër-shtetëtore të diskutimit që mbledhin bashkë përfaësuesit institucionalë dhe shoqërinë civile. Publikimi i të dhënave që sinjalizojnë për korrupsion në platformën digjitale Integrity Watch është bazë e mirë për gazetarinë investigative dhe organizata tjera të shoqërisë civile të hulumtojnë më thellë dhe të ekspozojnë rastet e korrupsionit. Skemat e subgrantimit do të mundësojë mbështetje financiare për idetë, aktivitetet dhe projektet e OJQ-ve në vend dhe në rajon.