KONKURSE PËR PUNË
1. Pozita: PROJEKT MENAXHER
Fusha: Qeverisje Lokale
Kontrata 18 muaj, me mundësi vazhdimi
Po kërkojmë që ekipit tonë t’i bashkangjitet një kandidat(e) që ka njohuri të avansuara mbi funksionimin e qeverisjes lokale (legjislacionin dhe praktikën) dhe që ka përvojë pune në menaxhimin e projekteve që lidhen me qeverisjen e mirë në nivel lokal (transparenca, llogaridhënia, pjesëmarrja qytetare).
Kandidati(ja) duhet të ketë përvojë në monitorimin e punës së komunave, analizimin e politikave dhe financave të pushtetit lokal dhe të ketë njohuri mbi avokimin dhe aktivizmin qytetar. Përparësi do të kenë kandidatët që kanë përvojë me mobilizimin/edukimin e qytetarëve dhe që kanë bashkëpunuar me vendim-marrësit, organizatat e shoqërisë civile, mediat dhe grupet e ndryshme të interesit.
Kualifikimet minimale
· Së paku 3 vite përvojë pune në organizata të shoqërisë civile me theks në menaxhim të projekteve dhe në udhëheqje të stafit.
· Diplomë Master në administratë publike, shkenca sociale dhe/ose juridike.
· Aftësi të dëshmuara në hulumtime dhe shkrim të analizave e raporteve që lidhen me fushën e qeverisjes lokale dhe politikave publike.
· Njohje e avansuar e gjuhës angleze (në të shkruar dhe në të folur).
Ju lutem dorëzoni CV-në dhe një ese (max 1 faqe) ku shpjegoni se cilat janë problemet kyçe në komunën tënde dhe çfarë mund të bësh ti lidhur me ato probleme. CV-ja dhe Ese-ja të dorëzohen në e-mail adresën [email protected] deri më 24 Janar 2024.
***Vërejtje: Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet do të ftohen në intervistë.
2. Pozita: KOORDINATOR I PROJEKTIT
Fusha: Kundërkorrupsion
Kontrata 24 muaj, me mundësi vazhdimi
Po kërkojmë që ekipit tonë t’i bashkangjitet një kandidat(e) që ka entuziazëm të punojë me gjeneratat e reja (mosha 18-25 vjeç) në edukimin dhe aktivizimin e tyre në luftën kundër korrupsion.
Kandidati(ja) duhet të ketë njohuri mbi konceptet e pjesëmarrjes qytetare, vullnetarizmit dhe avokimit. Poashtu duhet të ketë përvojë të avansuar në përdorimin e teknologjisë informative, psh përdorimin e platformave të rrjeteve sociale (Facebook, Twitter, Instagram, TikTok), platformave të webinarëve (Zoom, Teams), uebfaqeve, google forms etj.