KONKURSE PËR PUNË
1. Pozita: PROJEKT MENAXHER
Fusha: Qeverisje Lokale
Kontrata 18 muaj, me mundësi vazhdimi
Po kërkojmë që ekipit tonë t’i bashkangjitet një kandidat(e) që ka njohuri të avansuara mbi funksionimin e qeverisjes lokale (legjislacionin dhe praktikën) dhe që ka përvojë pune në menaxhimin e projekteve që lidhen me qeverisjen e mirë në nivel lokal (transparenca, llogaridhënia, pjesëmarrja qytetare).
Kandidati(ja) duhet të ketë përvojë në monitorimin e punës së komunave, analizimin e politikave dhe financave të pushtetit lokal dhe të ketë njohuri mbi avokimin dhe aktivizmin qytetar. Përparësi do të kenë kandidatët që kanë përvojë me mobilizimin/edukimin e qytetarëve dhe që kanë bashkëpunuar me vendim-marrësit, organizatat e shoqërisë civile, mediat dhe grupet e ndryshme të interesit.
Kualifikimet minimale
· Së paku 3 vite përvojë pune në organizata të shoqërisë civile me theks në menaxhim të projekteve dhe në udhëheqje të stafit.
· Diplomë Master në administratë publike, shkenca sociale dhe/ose juridike.
· Aftësi të dëshmuara në hulumtime dhe shkrim të analizave e raporteve që lidhen me fushën e qeverisjes lokale dhe politikave publike.
· Njohje e avansuar e gjuhës angleze (në të shkruar dhe në të folur).
Ju lutem dorëzoni CV-në dhe një ese (max 1 faqe) ku shpjegoni se cilat janë problemet kyçe në komunën tënde dhe çfarë mund të bësh ti lidhur me ato probleme. CV-ja dhe Ese-ja të dorëzohen në e-mail adresën [email protected] deri më 24 Janar 2024.
***Vërejtje: Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet do të ftohen në intervistë.
2. Pozita: KOORDINATOR I PROJEKTIT
Fusha: Kundërkorrupsion
Kontrata 24 muaj, me mundësi vazhdimi
Po kërkojmë që ekipit tonë t’i bashkangjitet një kandidat(e) që ka entuziazëm të punojë me gjeneratat e reja (mosha 18-25 vjeç) në edukimin dhe aktivizimin e tyre në luftën kundër korrupsion.
Kandidati(ja) duhet të ketë njohuri mbi konceptet e pjesëmarrjes qytetare, vullnetarizmit dhe avokimit. Poashtu duhet të ketë përvojë të avansuar në përdorimin e teknologjisë informative, psh përdorimin e platformave të rrjeteve sociale (Facebook, Twitter, Instagram, TikTok), platformave të webinarëve (Zoom, Teams), uebfaqeve, google forms etj.
Përparësi do të kenë kandidatët që kanë njohuri përmbajtësore për temat kundërkorrupsion, kanë dizajnuar dhe implementuar programe trajnimi për të rinj dhe kanë aftësi të mira të shkrimit dhe prezantimit.
Për shkak të punës në terren, kandidati(ja) duhet të demonstrojë fleksibilitet kohor të jetë e pajisur me lejen e vozitjes.
Kualifikimet minimale
· Së paku 2 vite përvojë pune në menaxhimin e projekteve që kanë për synim edukimin dhe ngritjen e kapaciteteve në lidership, avokim, aktivizëm qytetar.
· Diplomë Bachelor në shkenca sociale, juridike dhe/ose marketing digjital (Dipoma Master është përparësi).
· Aftësi të shkëlqyera në përdorimin e teknologjisë informative, rrjeteve sociale, plantformave të webinareve e uebfaqeve.
· Njohje e avansuar e gjuhës angleze (në të shkruar dhe në të folur).
Ju lutem dorëzoni CV-në dhe një ese (1 faqe) ku shpjegoni se me çka ballafaqohen të rinjtë në komunën tuaj dhe çfarë do të mund të bëje për t’a përmirësuar pozicionin e tyre. CV-ja dhe Ese-ja të dorëzohen në e-mail adresën [email protected] deri më 24 Janar 2024.
***Vërejtje: Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet do të ftohen në intervistë.