Zhvillimi ekonomik dhe diskriminimi gjinor ? Probleme madhore për qytetin e Dragashit

01.01.2011

Dragash 17 shtator 2010. Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar të premten në Dragash, një tryezë me temën ?Përfaqësimi i interesave të qytetarëve të Rajonit të Prizrenit në Kuvendin e Kosovës?. Qëllimi i kësaj tryeze ishte që të shkëmbeheshin informata ndërmjet deputetëve të Kuvendit të Kosovës, autoriteteve lokale dhe shoqërisë civile të Komunës së Dragashit.
Panelistët në këtë takim ishin deputetët e Kuvendit të Kosovës: Sadik Idriz (7+), Luljeta Shehu (LDK), Zafir Berisha dhe përfaqësues të Kuvendit Komunal të Dragashit. Pjesëmarrës të tjerë ishin këshilltarët e Kuvendit Komunal, shoqëria civile, partitë politike dhe media që veprojnë në këtë qytet.

Të pranishmit në këtë takim diskutuan për punën e Kuvendit të Kosovës me theks të veçantë për punën e deputetëve të rajonit të Prizrenit në përfaqësimin e interesave të qytetarëve të kësaj ane. Qytetarët e Dragashit vlerësuan se mungon një komunikim i mirëfilltë mes përfaqësuesve të tyre në Kuvendit e Kosovës dhe qytetarëve të Dragashit, duke vlerësuan si të domosdoshëm avancimin e këtij komunikimi.

Zhvillimi ekonomik dhe diskriminimi mbi baza gjinore në Komunën e Dragashit, ishin çështje që u identifikuan si tejet shqetësuese për qytetarët e këtij rajoni, andaj kërkuan nga deputetët e pranishëm dhe përfaqësuesit e organeve komunale që të merren seriozisht me këto çështje.

Nga ana tjetër deputetët e Kuvendit të Kosovës theksuan domosdoshmërinë për përparimin e kontakteve me nivelin lokal dhe ishin vetëkritik për mungesë te iniciativave për bashkëpunim te ndërsjellë. Ata vlerësuan si të domosdoshëm ndryshimin e sistemit zgjedhor përkatësisht ndarjen e Kosovës në disa zona zgjedhore, sepse sipas tyre ekzistimi i një zone ndikon qe deputetët te humbin prekjen me qytetarin dhe bëhen te pandjeshëm ndaj nevojave te regjioneve te cilat ju kanë besuar votën.

Ky takim u zhvillua në kuadër të projektit 😕 Fuqizimi i qeverisjes së mirë, përmes pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje?, mbështetur nga Institute for Sustainable Communities (ISC), National Endowment for Democracy (NED) dhe Ambasada Mbretërore Norvegjeze.