Zëvendës shefi i misionit, Tom Adams, pati kënaqësinë të lansojë ‘Punëtorinë për politikat e të rinjve sot në Gjakovë. Kjo punëtori, e cila organizohet nga Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova (KDI) me mbështetje financiare nga Ambasada Britanike ne Kosovë, iu mundëson të rinjve të identifikojnë sfidat dhe brengat me të cilat përballen çdo ditë, dhe u ndihmon atyre që të vijnë me rekomandime, të cilat pastaj u ipen partive politike dhe kandidatëve, në mënyrë që nevojat e tyre të përfaqësohen në qeveritë lokale dhe qendrore.
Tom Adams tha: “Unë besoj në fuqinë e të rinjve të Kosovës për të bërë ndryshime. Duke votuar dhe angazhuar në politikë, ata mund të arrijnë të bëjnë ndryshime pozitive për të ardhmen e tyre dhe të Kosovës”.
Ulja e çmimeve të transportit për në qytetet tjera për të rinjtë e Gjakovës, ndërtimi i Qendrës Rinore, ofrimi i transportit publik në zona rurale, sidomos për nxënësit e shkollave fillore të tyre, krijimi infrastrukturës adekuate për persona me aftësi të kufizuara, punësimi i të rinjve, ofrimi i mundësisë për punë praktike, ndërtimi i kinemasë së qytetit dhe të tjera, janë disa problemet e evidentuara per te cilat te rinjte ofruan zgjidhje.