Prizren, 07.04.2010 – Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në kuadër të projektit të mbështetur nga Olof Palme International Center (OPIC), ka publikuar raportin për punën e kuvendeve të komunave të Regjionit të Prizrenit, si dhe Raportin mbi sektorin e urbanizmit në Komunën e Prizrenit.
Raporti përfshin muajin mars 2010, i cilin në vete përmban të dhëna nga puna e kuvendeve të komunave në Regjionin e Prizrenit, ku është vërejtur se në përgjithësi përfaqësimi i interesave të qytetarëve nga ana e anëtarëve mbetet për t`u dëshiruar, ku shumica e anëtarëve të kuvendeve nuk janë pjesë e debatit dhe inicimit të shumë çështjeve që trajtohen në rendë dite.
Kuvendi i Komunës së Prizrenit gjatë gjithë muajit mars, sipas raportit të KDI-së nuk ka mbajtur asnjë seancë, duke vazhduar me performancën jashtëzakonisht të dobët të saj në drejtim të trajtimit të çështjeve me interes për qytetarët e Komunës së Prizrenit.
Si shkelje tjetër e evidentuar gjatë periudhës raportuese, ka qenë vendimi i Kryetarit të Komunës së Prizrenit për emërimin e Nënkryetarit të dytë nga radhët e komunitetit shumicë, i cili vendim është në kundërshtim të plotë më Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.
Pos tjerash, në këtë raport si të gjetura kanë dalë edhe përmbledhja e seancës me 2-3 faqe tekst e cila nuk e pasqyron në tërësi rrjedhjen e përgjithshme të seancës (Suharekë), ?bojkoti? në heshtje mbi pikat e rendit të ditës si dhe mos gatishmëria e Qeverisë Lokale në ofrimin e përgjigjeve në pyetjet e anëtarëve të kuvendit. Në raport po ashtu theksohet jo serioziteti në thirrjen e dëgjimit publik për diskutimin e Draft rregullores për transparencë komunale (Malishevë). Pastaj, vërejtjet e shumta nga ana e anëtarëve të opozitës mbi shpenzimet e buxhetit komunal për vitin 2009 raportit (Dragash). Vërejtje tjetër është evidentuar edhe mos marrja e hapave në drejtim të përmbushjes së obligimeve nga LVL-ja përkatësisht mos zgjedhja e Nënkryetarit për komunitete dhe Zëvendës Kryesuesin për komunitete si dhe në themelimin e Komitetit për Komunitete (Mamushë).
Gjithashtu, kuvendet e komunave të Regjionit të Prizrenit nuk i freskojnë ueb faqet e tyre me informacionet mbi aktivitetin e punës se tyre ndërsa dy komunat (Rahoveci dhe Dragashi) nuk i kanë funksionale ueb faqet e tyre zyrtare të komunave.
Të gjeturat kryesore të raportit mbi sektorin e urbanizmit në Komunën e Prizrenit janë:
Kapaciteti i ulët i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor për të përfunduar me sukses të gjitha punët që shfaqen para saj në kuadër të kompetencave të përcaktuara për këtë drejtori.
Mungesa e kapaciteteve vjen në shprehje edhe në Drejtorinë e Inspektorateve, saktësisht në Sektorin për Urbanizëm të kësaj drejtorie. Në komunën e dytë më të madhe të Kosovës janë të punësuar vetëm 4 inspektorë të ndërtimit, nga gjithsej 12 të punësuar sa kanë qenë në Drejtorinë e Inspektorateve, duke përfshirë edhe drejtorin. Ky fakt pamundëson efikasitetin e institucioneve, rrezikon funksionimin organit që është përgjegjëse për kontroll të ndërtimeve në Komunën e Prizrenit dhe bashkë me këtë rrezikon edhe jetën e qytetarëve të Komunës së Prizrenit.
Problematike në Prizren paraqitet edhe raporti, gjegjësisht bashkëpunimi në mes organeve të Komunës së Prizrenit dhe Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve, me ç`rast numër i madh i ankesave të këtij Instituti kanë has në veshë të shurdhë në organet kompetente të Komunës.
Ndërkohë që, Prevalla paraqet ?majën e ajsbergut? në aspektin më negativ të mundshëm për të gjitha institucionet e vendit. Komuna e Prizrenit, Kuvendi i Kosovës, Avokati i Popullit, Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor janë disa nga palët e përfshira në lëmshin e quajtur Fshati Turistik ?Prevalla?.