Trajnohen zyrtarët përgjegjës për sinjalizim në Policinë e Kosovës

Trajnime 13.06.2024

KDI sot mbajti një trajnim me zyrtarët përgjegjës për sinjalizim në Policinë e Kosovës ndërsa ndau me ta praktikat e mira në trajtimin e rasteve të sinjalizimit.
Duke e ditur rolin që ka Policia e Kosovës në shpërfaqjen e dukurive korruptive si dhe në luftimin e korrupsionit, ??? po asiston këtë institucion në provomimin e sinjalizimit si mjet për luftimin e korrupsionit dhe keqpërdorimeve në vendin e punës.
Policia e Kosovës, në raport me të gjitha institucionet e tjera publike, ka të instaluar një sistem mjaft të avancuar të sinjalizimit të brendshëm. Megjithatë, nga të pranishmit u vlerësua se numri i rasteve të sinjalizimit në Policinë e Kosovës mbetet i vogël. Për këtë qëllim, KDI ndau me zyrtarët policor materiale dhe posterë informues, të cilat do të vendosen në tetë drejtoritë rajonale të Policisë së Kosovës për të informuar zyrtarët dhe qytetarët për rëndësinë dhe mënyrën e raportimit në interes publik.