Takim pune për avancimin e metodologjisë për hartimin e ?fletënotimit?

01.01.2011

Prizren, 11 qershor 2010 – Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar një tryezë pune ku është trajtuar metodologjia e përdorur për ?Fletënotimin? mbi vlerësimin e punës individuale të anëtarëve të kuvendeve të komunave dhe të subjekteve politike të përfaqësuara në këto organe.
Monitoruesit e KDI-së, fillimisht kanë prezantuar metodologjinë e cila është përdorur deri tani dhe në bazë të së cilës deri më tani janë vlerësuar anëtarët e kuvendeve të komunave dhe subjektet politike të përfaqësuara në këto institucione…

Në këtë tryeze në të cilën kanë marrë pjesë kryesues të kuvendeve të komunave, anëtarë të kuvendeve komunale, zyrtare te këtyre institucioneve, përfaqësues të mediave lokale dhe përfaqësues të shoqërisë civile, është diskutuar mundësia e evoluimit dhe avancimit të mëtutjeshëm të ?Fletënotimit?. Përfshirja e te gjithë këtyre akterve është realizuar me synimin për te pasur një gjithë përfshirje ne angazhimin për avancimin e metodologjisë me të cilën synohet të avancohet vlerësimi i përfaqësuesve të zgjedhur në institucionet e vetëqeverisjes lokale.

Nga të pranishmit janë ngritur një sërë çështjesh duke përfshirë edhe mënyrat për vlerësimin sa më objektiv të performancës së anëtarëve të kuvendeve të komunave. KDI është duke shqyrtuar te gjitha rekomandimet e dala nga kjo punëtori me qellim qe Flëtnotimi i cili do te përfshijë periudhën gjashte mujore te vitit 2010, të jetë i bazuar ne metodologjinë e re dhe të jetë një hap me i avancuar ne vlerësimin e performances se zyrtareve te zgjedhur.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) është OJQ vendore e cila ka për mision të ofrojë mbështetje në zhvillimin e demokracisë përmes fuqizimit dhe ndikimit të sektorit joqeveritar në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së institucioneve qeveritare.

Ky takim është përgatitur në kuadër të projektit ?Pjesëmarrja qytetare dhe principet për një qeverisje të mirë? të mbështetur nga Olof Palme Center (OPIC).