KDI ka ofruar asistencë për Komisionin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal për të ftuar në raportim institucionet e sektorit të energjetikës për të diskutuar rreth zbatimit të Marrëveshjes së Energjisë që u mbajt sot.
Në takim morën pjesë përfaqësues të MZHE-se të udhëhequr nga z. Halit Hoxha, përfaqësues të KOSST të udhëhequr nga kryeshefi ekzekutiv z. Ilir Shala si dhe përfaqësues të ZRRE-së të udhëhequr nga z. Arsim Janova, dhe u diskutua rreth hapave të ndërmarr në zbatimin e Marrëveshjes për Energji të arritur në mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 2013 si dhe sfidave që po e përcjellin këtë proces që nga fillimi.
Në këtë takim u diskutua rreth hapave të ndërmarr në zbatimin e Marrëveshjes për Energji të arritur në mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 2013 si dhe sfidave që po e përcjellin këtë proces që nga fillimi. U raportua që para 10 ditësh, kompania Elektroserver, degë e kompanisë EPS të Serbisë, ka marr çertifikatën e biznesit në ABRK. Ky regjistrim vjen pas 3 aplikimeve të dështuara që nga viti 2015, për shkak të siç u tha në këtë takim, mosrespektim të kritereve të aplikimit dhe legjislacionit të shtetit të Kosovës nga kjo kompani.
Pritet që kompletimi i regjistrimit dhe fillimit të operimit të kësaj kompanie në Kosovë, të bëhet pas aplikimit të saj në ZRRE dhe marrjen e licencës nga e njëjta. ZRRE vuri në dijeni që një përgjigje nga pala serbe lidhur me aplikimin e kësaj kompanie pritet të mërkurën e kësaj jave.
Në raportim gjithashtu deputetët u vunë në dijeni që më 25 tetor 2018, ENTSO-e ka vënë një propozim të balancuar para operatorëve të sistemit transmetues të Evropës Qendrore në të cilën është propozuar një zgjidhje e përkohshme deri më 31 mars 2018 për ndaljen e devijimeve që KOSTT po i shkakton Sistemit Elektroenergjetik të Evropës Kontinentale. Me këtë propozim KOSTT do të njihej de facto si bllok i pavarur rregullues, ndërsa hidrocentrali i Ujmanit do të vendosej nën kontrollin e Serbisë
Komisioni u njoftua se pala kosovare kishte refuzuar këtë propozim të ENTSO-e. KOSTT gjithashtu njoftoi Komisionin se po vazhdon devijimet në Sistemin Elektroenergjetik të Evropës Kontinentale për shkak të mospagesës së energjinë së konsumuar në komunat veriore të vendit. Kjo shumë e borxhit të KOSST-it deri më tani ka arritur vlerën prej 11.5 milion EURO.
KDI i ka dorëzuar këtij komisioni edhe një dokument informues për këtë marrëveshje.
Asistenca e KDI-së për Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal u ofrua në kuadër të projektit “Perspektiva Evropiane – ndërtimi i konsensusit kombëtar për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë” që përkrahet nga Ambasada Zvicerane në Prishtinë.