Diskutimi i radhës mes qytetarëve dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për ngritje të llogaridhënies dhe transparencës së Kuvendit u zhvillua sot në komunën e Vitisë.
Në takimin e bashkëorganizuar nga KDI dhe Elita prezentë ishin deputetët: Fatmir Rexhepi (LDK) dhe Bajrush Xhemajli (PDK).
Gjatë diskutimit publik, deputetët pranuan një sërë kërkesash e rekomandimesh nga qytetarët, duke përfshi çështjet që lidhen me finalizimin e projektit të kyqjes së kësaj komune në autostradën “Arbën Xhaferri”, zhvillimi i sektorit të bujqësisë, inicimi i Ligjit për vullnetarizmin, rritja e investimeve në këtë komunë, ngritja e cilësisë në arsimin profesional etj.
Këto çështje, deputetët prezentë u zotuan se do t’i ngrisin në Kuvend.