Në kuadër të raundit të dytë të diskutimeve publike mes qytetarëve dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për ngritje të llogaridhënies dhe transparencës së Kuvendit, sot u zhvillua diskutim edhe në Skenderaj.
Në takimin e bashkëorganizuar nga KDI dhe IQS prezentë ishin depuetët: Ariana Musliu-Shoshi, Sejdi Hoxha, Mergim Lushtaku dhe Ferat Shala.
Këta të fundit pranuan një sërë kërkesash e rekomandimesh nga qytetarët duke përfshi çështjet që lidhen me papunësinë e të rinjve, migrimin e tyre jashtë vendit, nepotizmin në punësime, luftimin e korrupsionit. Gjithashtu diskutuan ngecjen dhe problemet me investime të huaja direkte në këtë komunë, mosfunksionalizimin e parkut të biznesit në fshati Morinë, parregullsitë në ndarjen e subvencioneve të qeverisë për shoqëri civile, gjithashtu ndarjen e granteve për bujqësi etj.
Këto çështje, deputetët prezentë u zotuan se do t’i ngrisin në Kuvend.