Punimet e grupit punues për projektligjin për financimin e subjekteve politike të jenë transparente dhe gjithëpërfshirëse

Reagime 16.12.2020

Në mbledhjen e sotme, Komisioni për Buxhet dhe Transfere njoftoi që sot do të mbahet takimi i parë i grupit punues lidhur me projektligjin për financimin e subjekteve politike, pa prezencën e publikut.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) konsideron që mbyllja e punimeve të grupit punues lidhur me këtë projektligj, është vijimësi e një praktike jo të mirë nga legjislatura e kaluar, që ishte kundërshtuar nga shoqëria civile. Duke qenë një projektligj shumë i rëndësishëm, KDI kërkon që grupi punues të hapë punimet dhe t’i ofrojë hapësirë shoqërisë civile për të dhënë kontributin e saj në përmirësimin e versionit aktual të projektligjit, në funksion të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies financiare të subjekteve politike.