Publikohet Udhëzuesi për Parandalimin e Korrupsionit në Prokurimin Publik

16.06.2016

KDI në bashkëpunim me Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka organizuar tryezë diskutimi me temën “Parandalimi i korrupsionit në prokurimin publik”. Në këtë tryezë është prezantuar  Udhëzuesi i përgatitur nga KDI për gazetarë dhe OJQ për monitorimin e procedurave të prokurimit publik dhe identifikimin e rreziqeve të korrupsionit.

Ky Udhëzues është konceptuar si një mjet i përdorshëm dhe praktik për ngritjen e kapaciteteve për monitorim të prokurimit publik përmes ofrimit të një qasjeje siste­matike dhe të strukturuar të monitorimit.

Përmes udhëzimeve apo shembujve, lexuesit do të mund të iden­tifikojnë më lehtë shkeljet e ligjeve dhe standardeve të prokurimit. Për më tepër, Udhëzuesi nënvizon “flamujt e kuq” të cilët shërbejnë si indikatorë për veprat potenciale korruptive në prokurim.

Të gjeturat nga monitorimi mund të shërbejnë qoftë për të parandaluar korrupsionin – nëse një procedurë është në fazë fillestare, për të denoncuar raste – nëse korrupsioni ka ndodhur, për të avokuar për përmirësimin e procedurave të prokurimit dhe përfundi­misht për ngritjen e llogaridhënies dhe transparencës së institucioneve për shpenzimin e parasë publike.

Publikimi i këtij udhëzuesi është përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.