Publikohet Transparometri Komunal për periudhën korrik-dhjetor 2015

19.02.2016

Transparometri Komunal për gjysëm-vitin e dytë të 2015-tës karakterizohet me një pasqyrë shumë më pozitive në transparence krahasuar me gjashtëmujorin e parë të 2015-tës. Ky indeks që u aplikua në 6 komunat e regjionit të Prizrenit, shpalos këto matje: Komuna e Suharekës del të jetë komuna më transparente nga gjashtë komunat e regjionit me 61.4 %, përcjellur nga komuna e Prizrenit me 54.3%, komuna e Rahovecit me 50 %, komuna e Malishevës 50 %, komuna e Dragashit 42 % dhe komuna e Mamushës me 27.9 %.