Institucioni më i lartë i vendit në 2015-tën u përcoll me kundërshtime të mëdha politike ndërmjet partive në pushtet edhe atyre në opozitë, që rezultuan me krizën më të madhe politike në vend. 2015-ta ishte një vit jashtëzakonisht i rëndë për Kuvendin dhe për qytetarët. Përplasjet e mëdha politike ndërmjet partive në pushtet edhe atyre në, bllokimi i seancave plenare, përdorimi i gazit lotsjellës, zhvillimi i seancave plenare në salla të improvizuara, shkeljet e procedurave dhe praktikave parlamentare, miratimi i ligjeve pa debat të mirëfilltë parlamentar, përjashtimi kolektiv i deputetëve të opozitës, arrestimet e deputetëve janë disa nga emëruesit e përbashkët që kanë përcjellë Kuvendin përgjatë vitit 2015.
Kuvendi në 2015 më shumë ka shërbyer si arenë e përpasjeve të interesave të subjekteve politike se sa mekanizëm debatues i alternativave në të mirë të qytetarëve të saj. Ngecjet në punën e komisioneve parlamentare, gjithashtu edhe numri i vogël i seancave të mbajtura gjatë vitit 2015 kanë ndikuar drejtpërdrejtë në agjendën legjislative. Kuvendi ka miratuar vetëm 34% të ligjeve të cilat kanë qenë të parapara për këtë vit.
Rekomandimet kryesore në raport përfshijnë:
· Përfaqësim të deputetëve të pavarur në Komisionet e Kuvendit.
– Mos miratimi i pensionit suplementar për deputetët si “dhuratë suplementare” për vete.
– Ndalimi i praktikës së miratimit të projektligjeve me procedurë të përshpejtuar.
– Koordinimi i vizitave jashtë vendit dhe krijimi i grupeve të miqësisë.
– Të ndalet praktika e propozimit të amandamenteve në seancë.
– Planifikim më realist i agjendës legjislative dhe ndërmarrja e më shumë nismave ligjore.
– Mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve.
– Mbikëqyrje më e madhe të organeve të pavarura.
– Qeveria të mos tërheqë projektligjet që janë në procedurë parlamentare.
– Respektimi i kohës së paraparë për fjalimet në seancë.
– Planifikim më i mirë i buxhetit në kategorinë e Shpenzimeve Kapitale, dhe raportim i detajuar i shpenzimeve.
– Miratimi i Rregullores së re të Punës së Kuvendit. .
– Ri – aktualizimi i reformës zgjedhore.
– Përzgjedhja e auditorëve të jashtëm për auditimin e financave të subjekteve politike.
Raportin e detajuar mund t'a shkarkoni në uebfaqen e KDI-së, www.kdi-kosova.org