Projektligjet më afër qytetarëve

01.01.2011

Ferizaj, 02 Tetor 2009 KDI dhe FOL kanë zhvilluar në Ferizaj një takim me përfaqësues të shoqërisë civile dhe partive politike për të diskutuar për Draft Ligjin për Financimin e Partive Politike, me qëllim të marrjes së rekomandimeve.

Të pranishmit kanë vlerësuar se projektligji aktual, i cili ende nuk ka kaluar në Kuvend, duhet të pësoj disa ndryshime, me qëllim të rritjes së transparencës së partive politike dhe luftimit të korrupsionit.

Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL, ka thënë se qëllimi i tryezës në Ferizaj, është nxjerrja e rekomandimeve për draft Ligjin për financimin e partive politike në Kosovë. ?Ky ligj përbën një rëndësi të veçantë në luftimin e korrupsionit. Partitë Politike duhet domosdo të bëjnë publike burimet dhe shpenzimet e tyre financiare?, ka thënë Ilazi. Sipas tij, shoqëria civile do të ofroj kontributin e saj në këtë proces, duke shpresuar se rekomandimet do të merren parasysh nga Kuvendi i Kosovës në mënyrë që ligji të jetë një kontribuues i luftimit të korrupsionit.

Ndërkohë, Armend Zemaj, anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, deklaroi se roli i Shoqërisë civile dhe debatet e tilla janë më se të domosdoshme në hartimin e Ligjeve. ?Mënyra e financimit të partive politike në Kosovë ka qenë e rregulluar vetëm përmes një rregulloreje, andaj në këtë rast konsideroj se jemi vonuar dhe ky Ligj është dashur të jetë i përfunduar deri më tani?, ka thënë ai. Zemaj ka shtuar se për këtë Ligj do të formohet një nënkomision dhe se dëgjimet publike do të ndihmojnë shumë në përmirësimin e Ligjit dhe se shoqëria civile do të jap kontributin e saj.

Vërejtje për Projektligjin ka paraqitur edhe Kujtim Kerveshi, ekspert ligjor. ?Kam shumë vërejtje, si për nga përmbajtja e këtij projektligji, ashtu edhe për nocionet juridike që janë përdorur, andaj mendoj se Kuvendi i Kosovës nuk duhet ta miratoj as në parim?, ka kërkuar Kërveshi. Sipas tij, nuk mund të detyrohet një strukturë e caktuar të deklaroj pasurinë, përderisa dikush tjetër bëhet multi-milioner, jashtë përmes tenderimit.

Përfaqësuesit e partive politike në Ferizaj kanë kërkuar kontroll financiartë partive politike. Medain Hashani, kryetar i ORA-s në Ferizaj, ka thënë se partitë politike me këtë ligj do të jenë të detyruar t?i nënshtrohen Auditorit Gjeneral, gjë të cilën nuk e kanë bërë deri më tani. Ai kërkoi që po ashtu në këtë ligj të kërkohet që nga Auditori Gjeneral, të formohen grupe të caktuara të cilat do bënin monitorimin e shpenzimeve gjatë fushatës zgjedhore.

Ndërsa Xhevdet Shabani, anëtar i Kryesisë se LDD-se në Ferizaj, deklaroi se mënyra e financimit është fokusuar vetëm në nivelin qendror dhe jo në atë lokal dhe këtij ligji i mungon një qasje e tillë. ?Degët e partive varen vetëm nga qendra, se sa ata dëshirojnë të japin?, ka thënë Shabani.
KDI dhe FOL ka tre muaj që kanë filluar një program të përbashkët, mbështetur nga USAID dhe Instituti për Komunitete të Qëndrueshme, qëllimi kryesor i të cilit është monitorimi i hartimit dhe implementimit të pakos ligjore kundër-korrupsion.

Në kuadër të programit do të realizohen një varg tryezash të diskutimit me shoqërinë civile dhe partitë politike nga të cilat synohet që të nxjerrim rekomandimet e duhura që do t?i shërbenin Kuvendit të Republikës Kosovës që ky projekt ligj të jetë i standardeve më të avancuar për luftën kundër-korrupsionit. Të ftuar në këtë tryezë do të jenë: Deputet të Kuvendit të Kosovë, Partitë Politike, udhëheqësit komunal, ekspertet ligjor, organizatat jo-qeveritare, qytetarët dhe mediet.

Konkluzionet dhe rekomandimet:

1) Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të bëjë monitorimin e shpenzimeve të Partive Politike gjatë fushatave zgjedhore.

2) Të përkufizohet shpërndarja e buxhetit të partive politike nga financimi i buxhetit publik në mënyrë që të përfshihen degët e partive politike.

3) Harmonizimi i ligjit për financimin e partive politike me ligjin për financa

4) Të rishikohen masat disiplinore ndaj shkelësve të sanksioneve të përcaktuara me ligj.

5) Të caktohet adresa e gjykatave që janë bartëse të interpretimeve të ligjit.

6) Të përcaktohen edhe Konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme nga partitë politike.

7) Të shqyrtohen aspektet e financimit të fushatës zgjedhore nga parat e taksapaguesve.

8) Të rregullohen nocionet juridike të cilat kanë mangësi dhe krijojnë keqkuptim