Në bashkëpunim me Komisioninin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacione dhe Ndërmarrësi të Kuvendit të Republikës së Kosovës, KDI-ja ka ka mbajtur diskutimin publik lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore. Gjatë diskutimit u vënë në pah shumë probleme që po e shoqërojnë zbatimin e këtij ligji si dhe u prezantua hulumtimi paralementar që ka analizuar nivelin e zbatimit të ligjit.Pjesë e kësaj tryeze ishte ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, deputetë të Kuvendit të Kosovës, qytetarë e pjesëtarë të shoqërisë civile.
Sa i përket projektit për hulumtime parlamentare, KDI në bashkëpunim me Drejtorinë për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkiv të Kuvendit të Kosovës, ka organizuar punëtorinë e tretë të përbashkët,në të cilën është diskutuar dhe aprovuar plani i punës së projektit për ofrimin e asistencës për Drejtorinë për Hulumtime dhe komisionet parlamentare përmes hulumtimeve parlamentare.
|