Në eventin përmbyllës të programit “Kërko Drejtësi”, i zbatuar nga Qendra Kombëtare për Gjykatat Shtetërore (NCSC)” dhe financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, KDI si partner në këtë program prezantoi të gjeturat e hulumtimit për integritetin në sistemin e drejtësisë. Hulumtimi ka përfshirë 1050 gjyqtarë, prokurorë, avokatë, dhe hetues të policisë, dhe ka pasur për synim të masë përceptimin e tyre për integritetin gjyqësor, rastet e sjelljeve korruptive dhe format më të përhapura të sjelljeve të tilla gjatë ndërveprimit ndërmjet akterëve të ndryshëm.
• Vetë akterët e sistemit të drejtësisë e përceptojnë korrupsionin brenda institucioneve ku ata veprojnë “të lartë”. Edhe me alarmant e shohin nivelin e përgjithshëm të korrupsionit në shoqërinë kosovare Edhepse pranojnë praninë e sjelljeve korruptive në sistemin e drejtësisë respondentët kanë treguar nivel të lartë të hezitimit për të folur për rastet specifike. Vetëm 15% të pjesëmarrësve janë treguar të gatshëm për të ofruar detaje të tilla.
• Si formë më e shpeshtë e sjelljeve korruptive cilësohet favorizmi dhe nepotizmi, pasuar nga ndërhyrja politike dhe ryshfeti;
• Si nxitës kryesor renditen përfitimet materiale, mbajtja e raporteve të mira me akterë politikë të cilat pasohen me shpërblime gjatë emërimeve, mungesa/niveli jo i kënaqshëm i punës së mekanizmave mbikëqyrës;
• Avokatët janë renditur të parët në listën e ndërmjetësuesve të mundshëm gjatë sjelljeve korruptive në sistemin e drejtësisë