Një sistem që ka nevojë për shërim: Trajtimi i korrupsionit në shëndetësinë e Kosovës

Njoftime 09.12.2024

Autore: Erblina Kamenica

1.1.…dhe do të përmbahem nga cdo veprim vullnetar i ligësisë dhe
korrupsionit Pjesë e Betimit të Hipokratit (betim etik që mjekët japin)

Gjyshja ime, shtylla e familjes sonë, u gjend papritur përballë një sëmundjeje të rënd. Trupi I saj, dikur i fortë, tani përpëlitej nën dritën e ftoftë të spitaleve dhe kërkonte trajtim të shpejtë. Të mbushur me ankth dhe duart e lidhura nga pafuqia, prisnim në korridorin e zymtë të spitalit për një grimcë shprese. Një mjek më një buzëqeshje të ftoftë dhe një propozim u shfaq para nesh. “Është mirë me dhanë dicka, ma shpejt kryhet kjo punë” – na tha mjeku. Ishim të lodhur, të dëshpëruar. Pranuam.

Pas trajtimit të kryer, mjeku në fjalë kërkoi që gjyshja ime kontrollat e tjera shëndetësore t’i vazhdonte në spitalin e tij privat dhe jo në spitalin e shtetit. Në ato momente unë kuptova se në institutet mjeksore të vendit tim jeta e njeriut nuk vlen më shumë sesa përfitimet personale, dhe dashuria jonë për gjyshen time ishte thjesht një mundësi fitimi për dikë tjetër.

Mosofrimi i ndihmës dhe shërbimeve mjeksorë në kohë, është dicka me te cilën janë përballë pothuajse të paktën një herë në jetë cdo qytetar i Kosovës. Një sektorë tjetër që preket nga korrupsioni është edhe Sektori Farmaceutik, ajo me të cilën përballemi cdo here pa dijenin tonë është përshkrimi i barnave me cmime më të larta. Mjekët dhe farmacistët kanë marrëveshjë me kompani farmaceutike për të shitur barna të caktuara me cmime më të larta në këmbim të përfitimeve personale, duke i anashkaluar barnat më të lira me cilsësi të njejtë. Kur një mjek përfiton nga ky sistem vetëm për ta mbushur xhepin e tij, ai tradhton betimin e tij, tradhton pacientin dhe shkatërron besimin në institutet shëndetësore.

Përvoja ime është vetëm një shembull i shumë rasteve ku mjekët, të cilët do të duhej të ishin mbrojtës të shëndetit publik, bëhen pjesë e një sistemi të korruptuar që dëmton dhe merr shumë nga ata që janë më të pambrojtur. Një studim nga Instituti i Shëndetit Publik i Kosovës ka evidentuar se ryshfeti dhe praktikat e korruptuara janë të zakonshme dhe kontribuojnë në mungesën e besimit në sistemin shëndetësor (Instituti i Shëndetit Publik, 2023).
Mirëpo, a mund të injorojn ndikimin e kësaj krize njerëzit që kërkojnë ndihmë dhe shërbime në momentete tyre më të vështira dhe sa mund të mbështeten në sistemin drejtësis së Kosovës për parandalimin e korrupsionit?

1.2. Tri aktet e stentës

Në korridoret e drejtësisë së Kosovës, rasti “Stenta” qëndron si një monument i thyrjes së besimit dhe dështimit, një simbol se si korrupsioni mund të shtrihet edhe aty ku shpresohet për shërim. Rasti “Stenta” filloi ne vitin 2014 me 64 persona të akuzuar, kryesisht profesionistë të shëndetësisë. Për shkak të kompleksitetit cështja u nda në disa gjykime si “Stenta 1”, “Stenta 2”, “Stenta 3”. Akuzat tregojnë se këta profesionistë shëndetësorë i drejtuan pacientët në spitalet e tyre private për përfitime vetjake. “Stenta” paisje që zakonisht shpëton jetë, këtu përfaqëson përfitimin e padrejtë dhe te paligjshëm.

Fakti që gjykatat kanë liruar shumë të pandehur nga akuzat e këtij rasti ka lënë një zbrazëti dhe shumë pyetje të paadresuara. Ky rast i ndërlikuar ka kaluar në procedura të stërgjatura dhe trupa gjyqësor që ndryshuan vazhdimisht. Si mund t’i besojnë qytetarët një sistemi gjyqësor që duket i pafuqishëm për të dhënë drejtësi të plotë dhe të shpejtë? Analisti Labinot Leposhtica thekson se ky rast është një pasqyrë e ngecjes së cdo hallke të shtetit dhe një shoqëri që dështoi të mbante pastër sistemin e saj shëndetësor dhe nuk mundi të conte deri në fund një nga rastet më të mëdha të korrupsionit. Kur një sistem dështon të mbrojë shëndetin dhe jetën e qytetarëve të tij, vetë thelbi i drejtësisë vihet në pikëpyetje.

1.3. A ka vend për doktorin e ndershëm në një botë të korruptuar?

Në një vend ku cdo kënd i sistemit është i kapluar nga korrupsioni dhe manipulimi, një doktor i ndershëm vihet cdo ditë para zgjedhjes që ta ruaj betimin e tij profesional apo të dorëzohet ndaj sistemit dhe përfitimeve që vijnë me të. Shpesh ai është i izoluar, i shpërfillur nga kolegët dhe i shtrydhur nga një sistem që nuk përkrah transparencën dhe drejtësin. Mirëpo, kjo është pikërisht ajo që na duhet! Në këtë rast doktori i ndershëm është një lloj rezistence e heshtur dhe e qëndrueshme që vazhdon të luftojë pavarsisht pengesave të shumta. Ndoshta një doktor i vetëm i ndershëm nuk mund ta shpëtoj sistemin, por ai mund të shpëtoj një jetë.
Andaj pyetja e vetme mbetet: a mundet të mbijetojë një doktor i ndershëm në një sistem që është ndërtuar për të sfiduar vlerat e tij?

1.4. Thyerja e zinxhirit të korrupsionit

Si qytetarë, ne kemi përgjegjësi të ngrem zërin dhe të kërkojmë më shumë transparencë dhe ndëshkim të atyre që përfshihen në praktika korruptive. Është shumë e nevojshme të kemi ne funksion mekanizma të fortë kontrolli dhe inspektimi që mund të identifikojnë dhe ndëshkojnë aktet korruptive. Vetëm përmes një anagazhimi të tillë besoj se mundemi të ndalojmë përhapjen e korrupsionit dhe të rikthejmë besimin në sistemin shëndestësor.
Për më tepër, mendoj se është thelbësore që të edukohen mjekët dhe studentët e mjekësisë për etikën dhe moralin profesional që duhet për të udhëhequr praktikën e tyre. Shkollat e mjekësisë duhet të integrojnë mësime të forta mbi rëndësinë e integritetit dhe pasojat e korrupsionit që nga fillimi i edukimit të studentëve. Ky është një hap kyc, dhe mendoj se me anë të programeve që i’u kushtohen specifikisht integritetit profesional brezi i ri mjekëve do të veproj me ndershmëri dhe do të luftojë korrupsionin në cdo formë të tij.

Mendoj se është koha për një reformë të thellë në sektorin e shëndetësisë, pasi që cdo ditë,ndjej pasiguri dhe shqetësim për cilësinë e kujdesit shëndetësor që ofrohet në vendin tonë. Më shqetëson shumë të shoh që shumë qytetarë, përfshirë edhe ata të afërmit e mi, përballen me sfida që lidhen me korrupsionin dhe keqpërdorimin e burimeve shëndetësore. Ky është një realitet që nuk mund të vazhdojë pa u adresuar dhe nuk mund të mendoj se si mund të ndërtojmë një shoqëri më të sigurt dhe më të shëndetshme, nëse ne nuk eliminojmë në këtë sistem cdo formë të korrupsionit.

Duhet të revoltohemi dhe të angazhohemi për të krijuar një sistem ku çdo qytetar ka qasje të barabartë dhe vetëm me një luftë të palodhur dhe një angazhim të sinqertë për të adresuar këto probleme, mund të arrijmë të krijojmë një sistem që e meriton besimin dhe respektin e çdo qytetari. Ky është një angazhim që kërkon përpjekje të përbashkëta dhe një vullnet të fortë për të ndryshuar gjërat për mirë, duke e bërë shëndetësinë një prioritet të vërtetë për të gjithë ne. Andaj, hërën tjetër kur gjindemi ballë për ballë me korrupsionin mos ta injorojmë atë, por ta konfrontojmë. Le të filloj shërimi sistemit!

Ky editorial është përgatitur në kuadër të garës që KDI ka realizuar mes të rinjve pjesëmarrës në Akademitë Kundër Korrupsionit, të organizuara në të gjitha rajonet e vendit. Ky editorial është vlerësuar me çmimin e dytë në këtë garë, dhe është përgatitur nga autorja Erblina Kamenica. Qëndrimet dhe vlerësimet në editorial janë autoriale, dhe nuk pasqyrojnë medoemos qëndrimet e KDI-së. Kurse, aktivitetet e zhvilluara në kuadër të këtij programi, përkrahen nga Qeveria Suedeze, përmes Ambasadës së Suedisë në Prishtinë.