Në kuadër të raundit të dytë të diskutimeve publike mes qytetarëve dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për ngritje të llogaridhënies dhe transparencës së Kuvendit sot u zhvillua diskutim edhe me banorët e Obiliqit dhe Fushë Kosovës.
Në takimin e bashkëorganizuar nga #KDI dhe #IZhL prezentë ishin deputetët: Mefail Bajçinovci (LVV), Time Kadriaj (AAK) dhe Veton Berisha (PLE).
Këta te fundit pranuan një sërë kërkesash e rekomandimesh nga qytetarët, duke përfshi çështjet që lidhen me rishikimin e vendimit për shpalljen e Obiliqit zonë me interes nacional, çështjet mjedisore në këtë komunë, mungesën e sigurimeve shëndetësore, mungesën e ngrohjes qendrore, krijimin e bankës agrare, moszbatimin e legjislacionit për persona me aftësi të kufizuara etj.
Këto çështje, deputetët prezentë u zotuan se do t’i ngrisin në Kuvend.