Ndahen çmimet për esenë më të mirë me temë ‘’Si mund të shpenzohen fondet e BE-së në të mirë të komunitetit ku jetoni?’’

Njoftime 27.04.2021

Ndahen çmimet për esenë më të mirë me temë ‘’Si mund të shpenzohen fondet e BE-së në të mirë të komunitetit ku jetoni?’’

Sot, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), përmes një ceremonie simbolike ka bërë përmbylljen e garës për esenë më të mirë me temë ‘’Si mund të shpenzohen fondet e BE-së në të mirë të komunitetit ku jetoni?’’ duke ndarë shpërblimet dhe çertifikatat për tri esetë fituese të kësaj gare.

Gara për esenë më të mirë është organizuar me qëllim të nxitjes së të rinjve për të pasqyruar mendimet e tyre  dhe ofrimit të një platforme për ta që të ndajnë me ne idetë e tyre kreative se si fondet e BE-së të vihen më mirë në funksion të komunitetit që i përkasin. Interesimi i të rinjve për të marrë pjesë ka qenë shumë i madh, ku në garë ishin plot 53 ese.

Bazuar në vlerësimin e jurisë profesionale, me një rezultat të ngushtë, fitues të garës janë shpallur:

  1. Lirie Osmani,
  2. Vlera Thaçi,
  3. Hana Kaja

Bazuar në vlerësimin e jurisë në masë të madhe në fokus të të rinjve aplikues në këtë garë kanë qenë temat për mbrojtjen e mjedisit, përmirësimi i cilësisë së ajrit, krijimi i hapësirave rekreative për të rinj, zhvillimi i turizmit, rritja e efiçiencës së energjisë etj.

Esetë fituese mund t’i gjeni këtu.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i vlerave të përbashkëta evropiane” që financohet nga programi ‘Evropa për Qytetarët’ dhe implementohet nga KDI së bashku me tri organizata partnere,  Transparency International nga Hungaria, Transparency International Maqedonia dhe organizata Forumi i Ekspertëve nga Rumania.