Ndahen çmimet per pese videot me te mira te gares #AsUne

08.06.2017

Në prag të ditës së zgjedhjeve, sot në amfiteatrin e qytetit në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”, ka bërë  ndarjen e pesë çmimeve për pesë videot më të mira që janë dërguar nga të rinjtë e që kanë spikatur mesazhet e tyre për fushatën #AsUne nuk do të votoj për kandidatët e korruptuar.

Gara kishte për qëllim të nxisë të rinjtë dhe qytetarët në përgjithësi për të dhënë këndvështrimet e tyre personale mbi atë se “përse nuk do të votonin për kandidatë të korruptuar?”.

Në garë ishin gjithsej 27 video dhe juria në përbërje prej përfaqësuesve të Demokracisë në Veprim kanë zgjedhur pesë videot më të mira të realizuara nga:
Albulena Uka
Besfort Berisha
Egzona Shabani
Faik Mziu
Tringa Alidemi.

Në hapje të kësaj ceremonie,  Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim, theksoi se qëllimi i iniciativës qytetare #AsUne nuk do të votojë për kandidatët e korruptuar, është që të nxisë pjesëmarrjen qytetare në procesin e votimit dhe përmes angazhimit dhe votës së tyre të refuzojnë tolerancën ndaj korrupsionit dhe kandidatëve të cilët janë të përfshirë në afera korruptive.  “Kjo votë do të ndikojë në rritjen e integritetit politik për përfaqësim më të denjë dhe llogaridhënës”, ka thënë ai.

Kurse shefja e BE-së njëherësh përfaqësuesja speciale e BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova, me këtë rast ka theksuar:
“TÑ‘ dielën ju do t'i zgjedhni pÑ‘rfaqÑ‘suesit tuaj tÑ‘ rinj nÑ‘ Kuvend. Ky Ñ‘shtÑ‘ njÑ‘ rast kur do tÑ‘ mund tÑ‘ ndikoni drejtpÑ‘rdrejt nÑ‘ tÑ‘ ardhmen e KosovÑ‘s, tÑ‘ ardhmen e fÑ‘mijÑ‘ve tuaj. ShfrytÑ‘zojeni kÑ‘tÑ‘ rast. Mos lejoni qÑ‘ tÑ‘ tjerÑ‘t tÑ‘ vendosin pÑ‘r ju. Dilni dhe votoni. Kjo Ñ‘shtÑ‘ esenca e demokracisÑ‘.  Vendimet mirren nga ata qÑ‘ dalin tÑ‘ votojnÑ‘. Vota e secilÑ‘s grua dhe secilit burrÑ‘ ka vlerÑ‘”, ka thënë ajo.

Ndërsa ambasadori Shteteve të Bashkuara në Kosovë z. Greg Delawie, ka thënë se
“dalja në zgjedhje është tejet e rëndësishme, dhe unë e ftoj secilin qytetar anekënd Kosovës të marrë pjesë në zgjedhje.. Vota juaj është thelbësore në formësimin e së ardhmes së Kosovës”, ka thënë ai.

Ndarja e çmimeve për pesë videot më të mira u bë nga shefja e BE-së në Kosovë, znj.Apostolova,  ambasadori amerikan në Kosovë, z.Delawie dhe tre aktivistë e mbështetës të zëshëm të fushatës #AsUne: alpinistja Arineta Mula dhe gazetarët e publicistët: Astrit Gashi e Imer Mushkolaj.

Aktivitet e DnV-së në kuadër të fushatës #AsUne mbështeten nga USAID, Zyra e BE-së në Kosovë, Ambasada e Gjermanisë dhe Zyra Zvicerane për Bashkëpunim dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës, DANIDA.