Mbahet tryeza: Krijimi i komunave të reja, sfidat dhe qëndrueshmëria financiare

30.05.2016

Nën organizimin e KDI-së dhe OJQ Polis, kryetarë të shumë komunave të Kosovës, si Imri Ahmeti nga Lipjani, Rufki Suma nga Hani i Elezit, Vladeta Kostic nga Graçanica, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, z.Zenun Pajaziti, pjesëtarë të shoqërië civile dhe përfaqësues të lokaliteteve që synojnë të marrin statusin e komunës  janë mbledhur për të diskutuar për “Sfidat e krijimit të komunave të reja”.

Për shumicën e Komunave në Kosovë qëndrueshmëria financiare mbetet një sfidë serioze.Krijimi i komunave të reja përveç se do të mund të sjellë  vështirësi të reja për komunat ekzistuese, do të mund të përcillej me sfida edhe më të mëdha për të krijuar qëndrueshmëri ekonomike dhe financiare.

 

 

Në tryezë është diskutuar lidhur me iniciativat e disa lokaliteteve në Kosovë, të cilat tashmë kanë paraqitur kërkesën për t’u themeluar Komunë dhe ndikimi që mund të ketë në komunën amë.