Mbahet punëtoria e parë ‘’Keqpërdorimet që (s)i shohim‘’ në Prishtinë

Punëtori 17.04.2018

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur sot punëtorinë e parë ‘’Keqpërdorimet që (s)i shohim‘’, me studentë të Universitetit “Hasan Prishtina”, në Prishtinë.

Mbi 20 të rinj po marrin pjesë në këtë punëtori, janë bërë pjesë e diskutimit dhe po ndjekin udhëzimet se si duhet kërkuar llogaridhënie për shfrytëzimin e parasë publike, për identifikimin e flamujve të kuq në kontratat publike, dhe mënyrat se si duhen raportuar shkeljet që mund të rrjedhin si pasojë e menaxhimit të dobët të kontratave në prokurim publik.

Kjo punëtori zhvillohet në kuadër të projektit të financuar nga KFOS “Qytetarët për prokurim efiçient dhe menaxhim të ndërgjegjshëm të parasë publike”.

KDI gjatë javëve në vazhdim do të zhvillojë punëtori edhe me studentë të universiteteve tjera publike në vend. Punëtoria e radhës do të mbahet në Gjakovë.