Mbahet fokus grupi per te adresuar problemet qe lidhen me integritet gjyqesor Facebook Twitter

10.08.2017

Cilët janë mekanizmat që sigurojnë integritetin gjyqësor? Si të gjendet balanci i vërtetë mes pavarësisë dhe llogaridhënies në sistemin e drejtësisë? A është i nevojshëm përmirësimi i kodeve aktuale të etikës profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve? Këto ishin temat e diskutimit të sotëm në Fokus Grupin që e organizoi KDI në bashkëpunim me Levizjen FOL dhe CILC (Center for International Legal Cooperation) me seli në Hagë. Ky fokus grup i zhvilluar në kuadër të projektit “Promovimi i integritetit në sistemin e drejtësisë” që mbështetet nga Ambasada Holandeze në Prishtinë, kishte për qëllim njohjen më të mirë të gjendjes reale të nivelit të integritetit në sistemin e drejtësisë. Të gjeturat nga hulumtimi do të shërbejnë për dizajnimin e aktiviteteve drejt forcimit të kapaciteteve për të adresuar problemet që lidhen me integritetin gjyqësor.