Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mbajti një fokus grup për kontratën kornizë për furnizim me karburante nga Agjencia Qendrore e Prokurimit. Qëllimi i këtij fokus grupi ishte diskutimi i sfidave dhe brengave të palëve të interesit në këtë tender si dhe ankesat e operatorëve ekonomik rreth procesit të tenderimit.
Temë diskutimi ishte edhe procesi i centralizimit të blerjeve, ku u diskutuan përfitimet dhe të metat e blerjeve të centralizuara të karburanteve, me theks të veçantë në fazën e ekzekutimit të kontratave.
Pjesëmarrës në këtë fokus grup ishin operatorët ekonomik dhe autoritetet kontraktuese – shfrytëzuesit e kontratës.
Ky fokus grup u organizua në kuadër të projektit për monitorimin e prokurimit publik të financuar nga Ambasada britanike në Kosovë.