Kuvendi, ende punë për të bërë

01.01.2011

Prishtinë, 2 tetor 2009 – Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka organizuar një tryezë të rrumbullakët, me temën ?Raporti i Progresit për Vitin 2008 dhe Reflektimi i Kuvendit të Kosovës?, me qëllim të identifikimit të çështjeve të papërmbushura nga Kuvendi, e që paraqiten në raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2008. Pjesëmarrësit kanë vlerësuar se Legjislativi i vendit ka ende shumë punë për të bërë. Ndër sfidat kryesore të Kuvendit që janë përmendur, kanë qenë miratimi i rregullores së punës, marrëdhëniet ndërmjet Kuvendit dhe Qeverisë, etj.

Panelistë në tryezë ishin: Naser Rugova, anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane i Kuvendit të Kosovës, Venera Hajrullahu, drejtoresh ekzekutive e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile KCSF dhe Federica Domanin nga Zyra e Komisionit Evropian në Kosovë.

Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i KDI-së, ka prezantuar analizën që KDI ka bërë përkitazi me raportin e progresit të KE-së, për pjesën e Kuvendit të Kosovës, duke e vlerësuar se raporti ka për qëllim që t?i ndihmoj Kuvendit në zgjidhjen e problemeve që paraqiten nga KE-ja. ?Dy javë para publikimit të raportit për vitin 2009, Kuvendi ka stagnuar mjaft në përmbushjen e rekomandimeve për vitin 2008?, ka thënë Kryeziu.
Deputeti Naser Rugova, panelist i tryezës, është arsyetuar se sfidat e Kuvendit, veçanërisht të legjislaturës së tretë, kanë komponente edhe të të dhjetëvjetëshit. ?Nëse e analizojmë punën e Kuvendit, me të drejtë është potencuar se është e pakuptimtë pse nuk miratohet rregullorja e re?, ka deklaruar deputeti Rugova.
Panelistja tjetër, Venera Hajrullahu ka vlerësuar se bërja realitet e aspiratës së popullit të Kosovës për të hyrë në BE, kërkon angazhim më të madh. ?Në Kuvend mungon debati për agjendën evropiane?, ka thënë Hajrullahu.
Ndërkohë, Federica Domanin nga Komisioni Evropian, ka thënë se është me rendësi që Kuvendi në seancat e ardhshme, të miratoj rregulloren e re.

Pjesëmarrësit e tryezës kanë konstatuar edhe të meta të tjera, të cilat sipas tyre, Kuvendi duhet t?i përmirësoj. Ajo që më së shumti ka nxitur diskutime në tryezë, ka qenë ndikimi i Qeverisë në punën e Kuvendit. Deputetët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, kanë kërkuar përgjegjësi më të madhe nga Qeveria, si raportimin e ministrave në komisione dhe interpelanca.

Në këtë tryezë KDI ka prezantuar edhe një analizë që paraqet rezultatet nga rekomandimet e dhëna nga Komisioni Evropian për Kuvendin, në Raportin e Progresit për vitin 2008.

Rekomandimet nga tryeza:

? Të miratohet rregullorja e punës së Kuvendit të Kosovës
? Qeveria të respektoj programin e punës së Kuvendit
? Të shtohet raportimi i ministrave në Komisionet Parlamentare
? Qeveria t?i përafroj Projektligjet me Legjislacionin Evropian para se të dërgohen në Kuvend
? Është imperative pjesëmarrja e shoqërisë civile në hartimin e ligjeve
? Të organizohen më shpesh në Kuvendin e Kosovës, debate për agjendën evropiane
? Kërkohet ngritje e kapaciteteve administrative dhe profesionale në institucionet publike