Mitrovicë, 28 maj 2010 ? Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) hapi diskutimin e radhës për ligjin e ri të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. Me gjithë thirrjet dhe rekomandimet qe janë bërë nga ana e shoqërisë civile për të përmirësuar këtë ligj , qeveria dhe kuvendi e aprovuan atë pa marr për bazë kritikat e shoqërisë civile. Ky ligj nuk jep ndonjë shpresë se do te ketë zbatim për shkak të zbrazëtirave të shumta që i janë lënë . Këto zbrazëtira mundësojnë që ligji edhe më tutje të jetë në favor të zyrtarëve të lartë të cilët vazhdojnë te jenë pjesë e korrupsionit.
Aspektet kryesore të ligjit të cilat u diskutuan dhe u cilësuan si më të dobëta ishin: personat që duhet t?i nënshtrohen deklarimit të pasurisë , verifikimi i pasurisë nga ana e Agjencionit Kundër Korrupsionit (AKK), sanksionet për mos deklarimin apo deklarimin e rrejshëm të pasurisë , si dhe konfiskimi i pasurisë në rast se nuk mund te dëshmohet arritja e saj.
Pjesëmarrësit që ishin prezent në ketë debat dhanë shume vërejtje mbi përmbajtën e këtij ligji dhe efektin që mund të ketë në luftën kundër korrupsionit. Ata propozuan që lista e personave të cilët i nënshtrohen deklarimit të pasurisë të jetë me e madhe, duke përfshire këtu edhe drejtorët e ndryshëm të institucioneve publike nga niveli komunal.
Sipas pjesëmarrësve sanksionet për mos deklarimin e pasurisë ishin tejet të dobëta. Ata vlerësuan se; sanksionet që përmban ky ligj , vetëm sa do ta stimulonin korrupsionin, ndërsa u shprehen mjaftë të brengosur për faktin e mos ekzistimit të një instrumenti i cili do të bëjë realizimin e sanksionit.
Ndërsa, për mos përmbushjen e kritereve te këtij ligji , u konstatua se ishte mungesa e vullnetit politik ajo që lejoi miratimin e një ligji të tillë. Duke e pasur parasysh percepcionin publik për përfshirjen e politikanëve ne afera korruptive , qytetaret u shprehen se ? klasa politike nuk mund të bëjë ligje kundër vetvetes?.
Debati u organizua si rezultat i projektit ? Baze Ligjore dhe Mekanizma Funksional për Qeverisje të Mire?, përkrahur nga USAID dhe Instituti për Komunitete te Qëndrueshme (ISC) , përmes programit për Fuqizimin e shoqërisë Civile.
Konkluzionet dhe rekomandimet