KDI është Organizatë Joqeveritare (OJQ) e angazhuar të mbështesë zhvillimin e demokracisë përmes përfshirjes së qytetarëve në bërjen e politikave publike dhe duke kërkuar transparencë dhe llogaridhënie nga institucionet publike.
Në kuadër të programit për monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës dhe rritjes së pjesëmarrjes qytetare, transparencës dhe llogaridhënies së të zgjedhurve, KDI kërkon të angazhojë për punë praktike, studentë të shkencave sociale nga universitetet publike dhe private për të monitoruar punën e Kuvendit dhe komisioneve parlamentare. Për periudhën 24 janar – 31 mars 2022, KDI kërkon të angazhojë 3 studentë të cilët paraprakisht do t’i nënshtrohen procesit trajnues.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara:
Afati i fundit për aplikim është: 17 janar 2022, ora 16:00.
Ju lutem dorëzoni CV-në tuaj dhe një ese të shkurtër (maksimum 500 fjalë) me temën: “Përse duhet të monitorohet puna e Kuvendit të Kosovës?”, në e-mail adresën [email protected].
Vërejtje: Vetëm kandidatët të cilët do të përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen. Puna praktike nuk paguhet. Orari zgjat 4-6 orë pune në ditë. Pas përfundimit të angazhimit praktik, studentët do të pajisen me certifikata.
***Kandidatët të cilët do të pranohen për vijimin e praktikës duhet të posedojnë dëshminë e vaksinimit në mënyrë që të mund të kenë qasje në ambientet e Kuvendit të Kosovës, në përputhje me masat e ndërmarra nga Qeveria për parandalimin e përhapjen e COVID -19.