Komunitetet jo shumicë diskutojnë me vendimmarrësit në komunën e Dragashit

Tryeza 29.08.2018

Me qëllim të nxitjes së pjesëmarrjes dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve jo shumicë dhe përfaqësuesve të zgjedhur në nivel lokal, KDI ka organizuar tryezë me temën “Pjesëmarrja e komuniteteve jo shumicë në procesin vendimmarrës” në Dragash.

Në kuadër të kësaj tryeze, anëtarët e komuniteteve jo shumicë janë ballafaquar drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e zgjedhur në nivel komunal, ku kanë shpalosur problemet me të cilat ballafaqohen në jetën e përditshme dhe kanë adresuar çështjet dhe shqetësimet e tyre tek vendimmarrësit të cilët janë zotuar se do t’i përfshijnë në planifikimin e politikave.

Njëkohësish është rekomanduar Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) që të angazhohet në procesin e zgjedhjeve të Këshillave Lokal, me qëllim të përfaqësimit të bazës së lokaliteteve nga këto mekanizma.

Problematika e mos koordinimit si dhe ndërveprimit  në mes të komunitetit boshnjak dhe goran mbetet ndër sfidat e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve jo – shumicë dhe institucioneve lokale.

Ky aktivitet është ndërmarr në kuadër të projektit “Së bashku mundemi” i cili mbështet nga Ambasada Çeke, që si objektiv kryesor ka mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të komuniteteve në informim dhe përfshirjen e tyre në proceset vendimmarrëse në nivel komunal.