Komuna e Suharekës dhe e Mamushës, janë zotuar që të participojnë financiarisht për Strehimoren në Prizren, me qëllim të ofrimit të shërbimeve adekuate për viktimat e dhunës në baza gjinore, nga kjo qendër.
Këtë e kanë bërë përfaqësuesit komunal, gjatë një tryeze diskutimi të organizuar nga KDI me akterë institucional këto dy komuna.
Në takim u theksua mungesa e politikave sociale adekuate në hartimin e politikave të qëndrueshme gjinore, sidomos mungesa e ofrimit të shërbimeve komunale në ri-integrimi e viktimave të dhunës në baza gjinore, pas qëndrimit 1 vjeçar në strehimore.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i qytetarëve për institucionet transparente dhe llogaridhënëse” i cili mbështetet nga Olof Palm International Center.