Në një tryezë me zyrtarët e Komunës së Mamushës është prezantuar “Transparometri” i cili synon rritjen e transparencës komunale, fushë kjo e cila ka rezultuar të jetë në nivel mjaftë të ulët në këtë komunë. Gjatë periudhës janar-qershor 2015, Komuna e Mamushës është vlerësuar me mungesë tejet të theksuar të transparencës komunale duke arritur vetëm 19.8% të nivelit të përgjithshëm në katër shtyllat e vlerësimit: Zyra e Kryetarit, Kuvendi i Komunës, Financat Komunale dhe transparenca në Konsultime me Publikun (secila nga katër shtyllat përmban nga 11 indikator).
Përfaqësuesit e ekzekutivit të Komunës së Mamushës e shprehën falënderimin e tyre për marrjen e një iniciative të tillë nga ana e KDI-së siç është “Transparometri” dhe potencuan se janë gjithmonë të gatshëm për përmirësime dhe për t’iu shërbyer qytetarëve.
Ata gjithashtu thanë se ndryshimet vetëm kanë filluar nga ana e komunës në disa indikator si: përfaqësimi nga Organizatat të Shoqërisë Civile në Këshillin Komunal për Siguri dhe Bashkësi dhe publikimi i raporteve buxhetore, publikimi i vendimeve tw kuvendit tw komunës, rregulloret komunale, planin e punws sw kuvendit etj. Megjithatë ata theksuan se çështjet teknike janë ato të cilat kryesisht ndikojnë në nivelin e ulët të transparencës komunale, të cilat gjithsesi do të përmirësohen.
Anëtarët e kuvendit të Komunës së Mamushës potencuan se ata nuk marrin pothuajse kurrë përgjigje sa i përket kërkesave për qasje në dokumente publike dhe raporteve të shpenzimeve buxhetore që i bëhen kryetarit dhe drejtorëve të komunës duke kritikuar qasjen e ekzekutivit nw mos transparencë rreth legjislativit. Ata gjithashtu thanë se Komunës së Mamushës i nevojitet domosdoshmërish një ueb faqe në rrjete sociale.
Disa nga rekomandimet e KDI-se për Komunën e Rahovecit sa i përket ngritjes së nivelit të transparencës ishin: publikimi i raportit aktivitetit gjashtë-mujor; qasja në draft rregulloret dhe planet e komunës; publikimi i buxheteve të ndërmarrjeve nën mbikëqyrje; bashkëpunimi me Bashkësi Lokale për Transparencë; linja telefonike direkte gratis; raportimi para përfaqësuesve lokal; shpërndarja e materialeve përcjellës në dëgjime publike; publikimi I borxhit publik komunal; publikimi I raportit të auditmit; publikimi I raportit të prokurimit; njoftimet për kontratë dhe për dhënien e kontratave; publikimi i rendit të ditës së seancave në ueb-faqe në kolonën adekuatë; publikimi I të gjitha detajeve biografike të anëtarëve të Kuvendit si dhe email adresave të tyre.