KDI mbetet e angazhuar në rritjen e kapaciteteve të Këshillave Lokal me qëllim të mobilizimit dhe sigurimit të pjesëmarrjes së qytetarëve në politik bërjen lokale. Për këtë qëllim, sot ka organizuar punëtorin një ditore më Këshillat Lokal të komunës së Dragashit, ku pos përfaqësuesve të këshillave lokal, pjesëmarrës në punëtori ishin edhe Kryesuesi i Kuvendit të Komunës si dhe drejtor të drejtorive komunale të komunës së Dragashit.
Kjo punëtori kishte për synim rritjen e kapaciteteve të Këshillave Lokal, nisur nga konceptet mbi rolin e Këshillave Lokal në proceset vendimmarrëse, detyrat dhe përgjegjësit e Këshillave Lokal, roli dhe mundësit në monitorimin e shërbimeve publike si dhe fuqizimit e kapaciteteve të udhëheqjes brenda anëtarëve të Këshillave Lokal etj.
Duke e konsideruar tejet të rëndësishme pjesëmarrjen e qytetarëve në dëgjimet buxhetore, në kuadër të kësaj punëtorie i është vu theksi i veçantë rolit të Këshillave Lokal në planifikimin e buxhetit komunal, përdorimi i mekanizmave për të listuar prioritetet brenda lokalitetit dhe artikulimi i tyre në formë të shkruar tek organet e vetëqeverisjes lokale. Muaji gusht, mbetet përcaktues për angazhimin e Këshillave Lokal në planifikimet e projeksioneve buxhetore sidomos në kategorinë e investimeve kapitale për vitin 2018.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të programit të “Qeverisjes Lokale dhe Pjesëmarrjes Qytetare” që financohet nga Olof Palme International Center (OPIC).