KDI shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë me një vizitë në Kuvendin e Kosovës dhe diskutim me deputetë

Takime 15.09.2026

Prishtinë, 15 shtator 2026 – Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, KDI organizoi sot një vizitë në Kuvendin e Republikës së Kosovës me një grup të rinjsh të përfshirë në akademitë GO4IT.

 

Gjatë vizitës, pjesëmarrësit u njohën më nga afër me rolin dhe funksionimin e Kuvendit, historinë e institucionit, hapësirat e tij të punës dhe rëndësinë që ka ky institucion në jetën demokratike të vendit.

 

Aktiviteti vazhdoi me një diskutim të hapur me deputetët Arton Konushevci, Arben Mustafa, Ermal Sadiku dhe Burim Ramadani, ku u diskutuan tema që lidhen me përfshirjen e të rinjve në politikë, barrierat që kufizojnë angazhimin e tyre dhe rëndësinë që ata të kenë një rol më aktiv në proceset vendimmarrëse.

 

Përmes programit GO4IT, KDI synon që të rinjtë të kenë më shumë mundësi të kuptojnë se si funksionojnë institucionet, të komunikojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e zgjedhur dhe të krijojnë qëndrimet e tyre mbi politikën dhe demokracinë duke qenë më afër proceseve ku merren vendimet që i prekin edhe ata.