Përfaqësues të KDI-së po marrin pjesë në takimin përmbyllës të projektit regjional “Sistemi Kombëtar i Integritetit”, që po mbahet në Stamboll prej 9-12 tetor.
Gjatë këtij takimi do të diskutohet mbi ecurinë dhe ndikimin që ka pasur projekti në përpjekjet e shteteve të rajonit për luftimin e korrupsionit dhe përgatitjet për fillimin e projektit të ri.
Ky projekti financohet nga Komisioni Evropian dhe përfshin 7 shtete të rajonit të Ballkanit.