KDI/Trasnsparency International Kosovo është duke marrë pjesë në konferencën dy ditore “Paratë në Politikë” në Evropën Jug-Lindore që po mbahet në Vjenë nën organizimin e OSBE-së. Në këtë konferencë, ndër të tjera po diskutohet për përpjekjet për luftimin e korrupsionit në shekullin e XXI-të, financimin e partive politike, prokurimin publik. Albert Krasniqi, është pjesë e panelit ku ka prezantuar për Deklarimin e Pasurisë së zyrtarëve të lartë publik në Kosovë.