KDI organizon punëtori për integritetin në sektorin publik

19.11.2016

KDI organizoi punëtorinë dyditore për Integritetin e institucioneve publike në Kosovë, ku u  diskutuan sfidat dhe reformat e domosdoshme qw do tw shpienin drejt përmirësimit tw integritetit në sektorin publik. Barra kryesore iu vë sistemit të drejtësisë i cili duhet të jetë më efektiv në luftën kundër korrupsionit për të krijuar ambient i cili promovon vlera të integritetit.
Pjesë e këtij diskutimi ishin përfaqësues të institucioneve dhe sektorit jo-qeveritar përfshirë: Kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, përfaqësuesin e Zyrës për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini, përfaqësuesin nga Agjencia Kundër Korrupsionit, Milot Shala si dhe hulumtuesin nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, Plator Avdiu. 
KDI do të bëjë vlerësim më të gjerë të integritetit në sistemin e drejtësisë dhe më pas do t’i ofroj mbështetje profesionale Këshillit Prokurorial dhe Gjyqësor në krijimin e planeve të integritetit në gjyqësi dhe prokurori.