KDI nxit bashkëpunimin mes Këshillave lokal dhe institucioneve në Dragash

16.11.2016

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), organizoi sot takim me përfaqësues të institucioneve lokale në Komunën e Dragashit dhe Këshillave lokal të kësaj komune me qëllim të nxitjes së bashkëpunimit mes të dyja palëve dhe përfshirjes së këtyre këshillave në proceset vendimmarrëse.

Me këtë rast, përfaqësuesit e Këshillave lokal të cilët aktualisht janë pjesë e një vetë-organizimi qytetarë kanë kërkuar miratimin e një Rregullore komunale për zgjedhjen e Këshillave Lokal dhe legjitimimin zyrtarë të tyre nga institucionet lokale.

 

KDI do të vazhdojë me lehtësimin e takimeve të tilla me qëllim të përmirësimit dhe fuqizimit të rolit të qytetarëve në proceset vendimmarrëse nëpër Komunat e Kosovës.