KDI lanson projektin e Ri: Diplomacia Parlamentare: Bashkpunimi Rajonal prmes Dialogut të përmirësuar parlamentar

19.07.2023

 

Projekti ka në fokus përmirësimin e bashkëpunimit rajonal në disa nivele për të konsoliduar dhe ruajtur dinamikën e procesit të integrimit në BE. Përfshirja e parlamentit në angazhimet e Procesit të Berlinit do të jetë një vlerë e shtuar jo vetëm për procesin e Berlinit por, gjithashtu do të forcojë rolin e parlamentit në procesin e integrimit në BE në secilin prej vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Duke ndihmuar në rritjen e kapaciteteve të parlamentarëve dhe stafit të parlamentit si dhe duke krijuar rrugë të reja për bashkëpunim rajonal në nivel parlamentar, projekti synon të forcojë sistemin e kontrollit dhe ruajtjes së ekuilibrave midis legjislativit dhe ekzekutivit, duke nxitur kështu një koordinim më të madh midis dy degëve të pushtetit lidhur me vendimet dhe legjislacionin e rëndësishëm kombëtar në kuadër të harmonizimit më praktikat e Bashkimit Europian.

Ky projekt do të zbatohet në bashkëpunim me konsorciumin e organizatave rajonale në përbërje të: Instituti i Studimeve Politike (ISP)- Shqipëri, Institute for Democracy “Societas Civilis” Shkup-Maqedoni e Veriut, Institut Alternativa (IA) – Mali i Zi, Center for Research, Transparency and Accountability (CRTA) – Serbi dhe Network of Progressive Initiatives (NPI) – Bosnjë Hercegovinë.

Projekti përkrahet nga Zyra Federale Gjermane për Punë të Jashtme, për periudhë 24 mujore.