KDI: KONKURS PËR PUNË – Këshilltar(e) Ligjior(e)

Njoftime 21.02.2025

KONKURS PËR PUNË

Këshilltar(e) Ligjior(e)

 

Instituti Demokratik I Kosovës (KDI) është OJQ vendore e angazhuar të mbështesë demokracinë pjesëmarrëse dhe luftën kundër-korrupsion përmes promovimit të transparencës, llogaridhënies dhe integritetit në të gjitha nivelet dhe sektorët e shoqërisë.

KDI kërkon të punësojë një Këshilltar/e Ligjor/e me orar të plotë dhje kontratë 2-vjeçare për të ofruar ndihmë juridike falas për qytetarët që kanë nevojë për këto shërbime. KDI përmes zyrës së saj për Avokim dhe Këshilla Ligjore, e njohur si ALAC, që nga vitit 20211 ofron ndihmë juridike falas për qytetarët të cilët janë viktima, dëshmitarë dhe sinjalizues të rasteve ndryshme të korrupsionit, të cilët kërkojnë realizimin e të drejtave të tyre juridike.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • T’u ofrojë qytetarëve ndihmë juridike në pajtim me praktikat ligjore dhe mandatin e ALAC;
  • T’i përcjellë në mënyrë proaktive rastet e klientëve dhe të komunikojë rregullisht me autoritetet/institucionet përkatëse dhe klientët;
  • Të sigurojë menaxhimin konsistent dhe konfidencën e të dhënave të rasteve;
  • Të analizojë në mënyrë sistematike natyrën e rasteve që raportohen dhe të identifikojë sektorët ose fushat ku ka nevojë për përmirësime apo zbatim më të mirë të politikave, legjislacionit e praktikave;
  • Të hartojë analiza dhe hulumtime që synojnë përmirësimin dhe zbatimin më të mirë të politikave publike, sistemeve dhe praktikave
  • T’a promovojë në publik shërbimin për ndihmë juridike falas
  • Të hartojë dhe t’u përmbahet protokolleve të shkruara për ofrimin e ndihmës ligjore

 

Përvoja dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë në shkencat juridike (provimi i jurisprudencës i preferuar)
  • Së paku 3 vjet përvojë pune në pozita të ngjashme
  • Të njohë mirë legjislacionin vendor kundër korrupsion, por edhe ligjet tjera specifike siç janë ligji i punës, ligji për mbrojtje dhe siguri në punë, ligjin për konflliktet administrative, ligjin për mbrojtjen e sinjalizuesve, ligji për parandalimin e konfliktit të interesit etj
  • Të ketë aftësi komunikimi profesional me palë/klientë
  • Të ketë aftësi të mira përfaqësimi dhe në paraqitje publike
  • Të flasë dhe të shkruajë rrjedhshëm gjuhën angleze
  • Të ketë pasion hulumtimin dhe shkrimin
  • Gatishmëri për të punuar në mënyrë fleksibile, të pavarur dhe me mbikëqyrje minimale
  • Njohuri të avancuara në përdorimin e programeve të Microsoft Office

 

Afati i fundit për aplikim është e premte, 7 mars 2025.

Ju lutem dorëzoni CV-në tuaj dhe një letër motivuese në e-mail adresën [email protected].

 

***Vetëm kandidatët të cilët do të përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.