THIRRJE PËR APLIKIM
KDI është Organizatë Joqeveritare (OJQ) e angazhuar të mbështesë zhvillimin e demokracisë përmes përfshirjes së qytetarëve në bërjen e politikave publike dhe duke kërkuar transparencë dhe llogaridhënie nga institucionet publike.
Në kuadër të projektit dy-vjeçar për monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës dhe rritjes së pjesëmarrjes qytetare, transparencës dhe llogaridhënies së të zgjedhurve, financuar nga UNDEF, KDI do të angazhojë 100 studentë të shkencave sociale nga universitetet publike dhe private për të monitoruar punën e Kuvendit dhe komisioneve parlamentare. Për periudhën dhjetor 2018 – prill 2019, KDI kërkon të angazhojë grupin e dytë prej 25 Studentëve të cilët paraprakisht do t’i nënshtrohen procesit trajnues. Puna praktike zgjatë një muaj.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara:
Afati i fundit për aplikim është: 18 Nëntor 2018.
Ju lutem dorëzoni CV-në tuaj dhe një ese të shkurtër (maksimum 800 fjalë) me temën: “Përse duhet të monitorohet puna e Kuvendit të Kosovës?”, në e-mail adresën [email protected].
Vërejtje: Vetëm kandidatët të cilët do të përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen. Pas përfundimit të angazhimit praktik, studentët do të pajisen me certifikata.
***KDI inkurajon barazinë gjinore në këtë konkurs.