Ferizaj, 14 maj 2010 ? KDI sot mbajti një debat në qytetin e Ferizajt, tema e të cilit ishte;? implementimi i ligjit të ri për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik .Qëllimi i këtij debati ishte që të shihet më për së afërmi se sa janë të informuar zyrtarët e lartë të nivelit lokal për këtë ligj , të diskutohet përmbajtja e tij , si dhe në çfarë mase mund të zbatohet ky ligj me përmbajtjen që ka. Në këtë debat ishin të ftuar Kryetari i komunës së Ferizajt , zëvendës kryesuesi, këshilltaret komunal, anëtaret e partive të ndryshme, qytetarët dhe mediat. Ndërsa, munguan përfaqësuesit e partisë kryesore që udhëheq këtë komunë (PDK) , te cilit nuk shprehen vullnet për të marr pjesë në këtë lloj diskutimi. Ky debat u organizua në kuadër të projektit të përbashkët nga KDI dhe Lëvizja FOL me titull ” Bazë ligjore dhe mekanizma funksional për qeverisje të mirë” , përkrahur nga USAID dhe Instituti për Komunitete të Qëndrueshme (ISC).
Merita Mustafa menaxhere e programit anti-korrupsion tha se”diskutimi ynë i sotëm , nuk është i rastësishëm , pasi që trajton një ligj i cili ka një rëndësi të veçantë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, e që sot është mjaftë me rëndësi në mënyrë që të kthehet besimi i qytetareve ndaj zyrtarëve të lartë. Besimi i qytetareve ndaj zyrtarëve të lartë gradualisht është duke u humbur, sepse qytetaret po e vërejnë se; me marrjen e një posti, zyrtaret e lartë publik po arrin të pasurohen në mënyrë enorme dhe atë për një kohë shumë të shkurtër”. Sipas konventës ndërkombëtare kundër korrupsionit “zbatimi i këtij ligji mund të ketë një efekt të madh në parandalimin e korrupsionit , pasi qe i mundëson qytetarëve të vendit që t?i qasen pasurisë së zyrtarëve të lartë dhe të bëjnë monitorimin e saj” , u shpreh ajo.
Diskutimi u hap me shumë vërejtje dhe kritika nga pjesëmarrësit, të cilat kryesisht kishin të bënin me: mungesën e informimit të zyrtarëve komunal për këtë ligj, sanksionet e dobëta që posedon ligji ,dhe mungesën e transparencës se Agjencionit Kundër Korrupsionit(AKK), përshkak të mos publikimit të emrave të atyre zyrtarëve të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë. Pjesëmarrësit u shprehen mjaftë skeptik për mundësinë e verifikimit të pasurisë nga ana e AKK, pasi që ka shumë raste kur pasuria e ndonjë zyrtari bartet ne emër të personave të tjerë, gjë qe e pamundëson transparencën e plotë të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publik. Si shqetësim tjetër ishte edhe gjendja e Gjykatave dhe Prokurorive në Kosovë, pa funksionimin e të cilave asnjëherë nuk mund të mendohet se do te këtë zbatim të këtij ligji dhe luftim të korrupsionit.
Rekomandimet që u dhanë në këtë debat ishin: