Përfaqësuesit e Instituti Demokratik të Kosovës (Transparency International Kosovo), kanë zhvilluar vizitë zyrtare më 9-10 mars në Pragë të Çekisë, ku është lansuar projekti i përbashkët me Transparency International të Çekisë (TI CZ) që ka të bëjë me shkëmbimin e eksperiencave të të dyja vendeve për procesin e monitorimit të zgjedhjeve. Faza e parë e këtij projekti lidhet me fuqizimin e monitorimit të zgjedhjeve lokale në Kosovë në vitin 2017.
Pjesë e delegacionit nga KDI/TI ishin: Edita Mustafa, Albert Krasniqi dhe Artan Canhasi, të cilët diskutuan mbi financimin e partive politike dhe financimin e fushatave të partive politike me partnerët çekë: David OndráÄka, Petr VymÄ›tal dhe OndÅ™ej Cakl, duke ndarë përvojat mbi këto tema.
Për këto çështje u diskutua edhe me juristët nga TI CZ, të cilët kishin qenë të përfshirë në procesin e monitorimit të zgjedhjeve lokale.
KDI dhe TI CZ ndanë informata të nevojshme lidhur me hapat e mëtutjeshëm në zbatimin e projektit, përmes prezantimeve të shkurta të përcjella me diskutim.
Gjatë takimeve, Artan Canhasi, i njoftoi partnerët për skenën politike në Kosovë, ndërsa Albert Krasniqi, shpjegoi mekanizmat dhe metodat për monitorimin e shkeljeve të kodit zgjedhor dhe fushatave para elektorale në Kosovë. Edita Mustafa përshkoi pozitën e shoqërisë civile në Kosovë dhe rolin e OJQ-ve në mbikëqyrjen e shpenzimit të parasë publike.