Po vazhdon cikli i trajnimeve dhe shkëmbimit të përvojave për procesin zgjedhor ndërmjet Kosovës dhe Çekisë në kuadër të bashkëpunimit të #KDI me Transparency Intrenational të Çekisë.
Me vëzhguesit afatgjatë të zgjedhjeve të DNV-së, sot janë ekspertët nga TI e Republikës Çeke, Ondrej Cakl dhe Petr Vymetal, të cilët po zhvillojnë trajnim mbi metodat e monitorimit të financave të partive politike dhe shpenzimeve gjatë fushatave zgjedhore duke ofruar në dispozicion përvojat dhe praktikat nga vendi i tyre.
Ky është trajnimi i tretë që po mbahet në Prishtinë në kuadër të këtij bashkëpunimi.